Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme, në seancën e fundit plenare të tij dhe në Shtator një pjesë e madhe e deputetëve, nuk do jenë më në karrigen e ligjvënësve.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka shkëmbyer një takim të përzemërt me deputetin e opozitës Myslym Murrizi.
Ndërkohë në zyrat e Kuvendit, për kryeparlamentarin Gramoz Ruçin, kanë mbërritur disa buqeta, në ditën e fundit në këtë post por edhe si politikan.
Një atmosferë ndryshe ka krijuar edhe deputeti Halit Valteri, i cili në ditën e fundit si deputet ka dhe një gëzim në familje, pasi e bija feston përvjetorin e parë të lindjes. Ai ka qerasur kolegët e tyre deputetë me ëmbëlsira.