Ambasadori Luigi Soreca i sëmurë/ Kryebashkiaku Veliaj: Mungon sot dhe me arsye, të shkuara mikut tonë…

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është i sëmurë por nuk dihet specifikisht se nga çfarë vuan diplomati i lartë i BE i akredituar në Tiranë.

“Shumë te shkuara Luigit mikut tonë. Ai është i vetmi nga ambasadorët që mungon sot dhe me arsye. I vetmi që ka një arsye për të mos qenë”, ka thënë kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ishte drejtpërdrejt në një takim me ambasadorë e politikanë të tjerë.

Kryebashkiaku Veliaj, mori pjesë në eventin e hapjes së #TiranaYouthCapital.

“Faleminderit të rinjve të Kongresit Rinor Kombëtar dhe gjithë skuadrën tonë që ka punuar me përkushtim për këtë arritje të madhe. Tani jemi gati për të pasur një vit të shkëlqyer për Tiranën tonë. Edhe për pak muaj do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë – viti 2022 është viti i të rinjve shqiptarë , viti më energjik e më frymëzues në histori! Forca”, shkroi ai në Facebook.

Zjarr Tv Ad