Dritan Shakohoxha njofton tërheqjen nga profesioni…

0
619
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur dhe më të dashur në vend, ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar prej shumë vitesh. Më pas nuk do ta dëgjoni të komentojë asnjë ndeshje, pasi vetë Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni, gjatë lidhjes që pati nga Ëembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të djelës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër” u shpreh komentatori.

Dritan Shakohoxha, ka mbajtur prej shumë vitesh postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por ai u shkarkua disa muaj më parë. Një nga shkaqet që u përfol për largimin e tij, ishte një përplasje mes tij dhe kreut të FSHF-së, Armando Duka që ka aksione tek Super Sport.

Zjarr Tv Ad