Ylli Manjani del me reagimin e fortë dhe bën propozimin e papritur: Mjerë kë zë halli, arrestimi i dy mjekëve shqiptarë, po nuk arrestohen vetëm mjekët xhanëm…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, në lidhje me protestën që do të mbajë sot Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor, e cila kërkon lirimin e mjekëve të arrestuar, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini.

Me ironi Manjani shkruan se; nuk arrestohen mjekët me fjalë telefonash.

Postimi i plotë:

“Sindikata e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor ka TË DREJTË! Nuk arrestohen mjekët me fjalë telefonash. Jo vetëm mjekët xhanëm!! Flasin dy persona të telefon dhe arrestohen 2 të tjerë emrat e të cilëve përmenden në bisedë. Jalla! Drejtësia është bërë si Fronti Demokratik komunist!!! Njerëzia kënaqen fare me arrestime show!!

Siç kam thënë e stërthënë, ligji bolshevik i arrestit me burg duhet hequr nga legjislacioni penal. Duhet zëvendësuar me një ligj perëndimor e demokratik. Por askush se dëgjon. Ata që marrin vendime e kuptojnë këtë gjë vetëm kur u bie halli vetë. Për fat të keq ky hall u bie rrallë, ndaj nuk dëgjojnë. Në këto kushte prokurorët e gjykatësit thjesht i bien në top për të shënuar në lajme “suksesin e radhës”… Por edhe këtë “sukses” ua merr politika e diplomacia…

Mjer kë zë halli!” – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad