Gjykata e Lezhës ka dhënë para pak çastesh masën e sigurisë për 45-vjeçaren Age Gjaci, e cila disa ditë më parë së bashku me vjehrrin dhe fëmijët e saj dhunuan barbarisht kunatën.
Prokurori kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçaren ndërkohë që gjykata e ka lënë në “Arrest shtëpie”.
Kujtojmë se në në një prononcim për media pas daljes nga spitali,Dava Ndoj hodhi dritë mbi ngjarjen e rëndë duke zbuluar arsyet e konfliktit me kunatën dhe vjehrrin e saj.
Sipas saj konfliktet me familjen e burrit kanë nisur më 16 Janar të këtij viti, në momentin që ajo i ka kërkuar divorcin këtij të fundit. Që prej asokohe kunatat dhe familjarët e burrit kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj saj, duke bërë që të pajiset me një urdhër mbrojtjeje nga Policia e Shtetit.
Ditën e ngjarjes kunata së bashku dhe me vjehrrin dhe fëmijët e kanë rrahur brutalisht duke e goditur me sende të forta, me grushte dhe duke e kafshuar me dhëmbë.
Sipas 33-vjeçares synimi i familjarëve të bashkëshortit është bërja e jetës sa më të vështirë në mënyrë që ajo të largohet nga banesa të cilën e ka fituar me vendim gjykata sëbashku me të katërt fëmijët.