Kombëtarja Shqiptare “Albanian Eagle”garon në kampionatin Botëror të Rafting, shkëlqen në 3 disiplina dhe renditet në 16-shen më të fortë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” garoi në Kampionatin Botëror të Rafting 2021 i cili u zhvillua në Francë L’Argentière-La Bessée nga data 28 Qershor deri në 3 Korrik. Delegacioni që garoi në kategorinë e meshkujve ishte i përbërë nga kapiten Ali Spathara, Behar Zeqo, Franci Korane, dhe Geri Spathara.

Atletë nga 29 vende të botës ishin në Alpet Franceze ku garuan ne tre disiplina: Downriver (zbritje në lumë), Slalom (zbritje me pengesa) dhe H2H (kokë më kokë)

Kombëtarja jonë”Albanian Eagle” shkëlqeu në të treja disiplinat duke u renditur në 16-shen më të fortë

Kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e shkëlqyer promovimi  për Shqipërinë si një destinacion fantastic për rafting dhe sportet ujore. Pjesëmarja në evente të tilla botërore trgon se sport i Rafting në Shqipëri është me standarte Europiane. Gjithashtu kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e mire takimi për guidat e rafting nga e gjithë bota dhe nuk ka të bëjë vetëm me medaljet por edhe me  ndarjen e momenteve, krijimin e kujtimeve dhe zbulimin e pikëpamjeve të reja të cilat na bëjnë të gjithëve të rritemi -shprehet Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara.

Ishte një përvojë e shkëlqyeshme dhe e dobishme për delegacionin nga Shqipëria. Të udhëtosh dhe të takosh njerëz të rinj nga vendet e tjera është një mundësi për të vazhduar dhe përmirësuar zhvillimin e disiplinës” shtoi Andrea Gatti. drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting

Z. Zamo Spathara president i Federatës Shqiptare të Rafting shumë i lumtur për cilësinë e guidave thotë se sporti dhe natyra janë shumë të rëndësishme “Sapo të prekni lumin nuk do të keni më frikë nga stuhia në qytet. Rafting është sport, turizëm dhe aventurë. Na bashkon dhe na bën më të fortë ”I ftoj të rinjtë të bëjnë sa më shumë aktivitete në natyrë.

Kjo është hera e tretë që Federata Shqiptare e Rafting mer pjesë në  Kampionatin Botëror të Rafting pas përfaqësimit në 2012 mbajtur në Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.

Zjarr Tv Ad