Kodet/ A u implikua Balla dhe Braçe nga të arrestuarit për korrupsion në Lushnje?

0
686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbardhja e dosjes së korrupsionit në Bashkinë e Lushnjë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e prokurorëve të SPAK gjatë hetimit.

Nga dokumentet e zbardhur për mediat, vihet re një standard i dyfishtë nga ana e SPAK që është është përdorur për personat e përfshirë në korrupsionin e tenderit për kanalin vaditës.

Sipas hetimeve, kur Komisioni i Prokurimit Publik nisi verifikimet, zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës dhe biznesmenët pranë tyre u alarmuan duke kërkuar të mbyllnin procedurat me anë të personave të tretë apo të katërt.

Në këtë periudhë nisën telefonatat dhe takimet me deputetët socialistë, por emrat e këtyre që përmenden në dosje janë shkruar me iniciale.

Dyshime të forta bien mbi deputetin Erion Braçe, i cili mund të jetë kontaktuar nga biznesmenët për t’i ndihmuar në kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në dosje të jenë shënuar me iniciale edhe deputetë të tjerë socialistë të Lushnjës.

Gjithsesi në dosje shënohet me iniciale edhe një emër tjetër “i fuqishëm”, që sipas të përgjuarve mund ta mbyllë problemin për tre apo katër ditë. Këtë person, prokurorët e kanë shënuar me T… në dosje. Dyshimet janë se personi i shënuar me “T….”, të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, megjithatë një e dhënë e tillë mbetet e pakonfirmuar.

Në faqen 31 të dosjes, shkruhet:

“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpk “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zhvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.

Biseda:

Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…

Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë t’i thotë T… ta mbylli për punë tre-katër ditësh.

Ibrahimi: Ja ti them B…, tashi, direkt tashi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…

Ka rezultuar se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshme. Pas këtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë me me EuroAlb shpk për kryerjen e punimeve të kanalit dhe ka vazhduar procedurën që SPAK e konsideron të korruptuar.

Mbeten të paqarta shkaqet se përse prokurorët e SPAK, për disa persona shkruajnë në dosje të dhënat e plota, ndërsa për disa të tjerë vetëm iniciale. Një shpjegim mund të jetë se personat që kanë rënë në përgjime janë me imunitet dhe SPAK i ka kursyer hetimet për ta, pavarësisht se të arrestuarit i implikojnë me bisedat e tyre./ Lapsi.al/

Zjarr Tv Ad