Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagon pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë, duke akuzuar SPAK për mosveprim.
Vasili thotë tashmë qeveria po e pranon vetë që ka “batërdisur dynjanë” me vjedhje, ndërsa thotë se çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta, pasi e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin për vete.
Deklarata e Vasilit:
Korrupsioni ka vetem ngjyren mavi te rilindjes se Rames!!
Kryeministri, qeveria dhe kryetaret e Bashkive rilindas vodhen dynjane dhe shkretuan fshatin.
Kryeministri qe vodhi dynjane me tendera sekrete ka goje e flet.
Tani mbas 8 vjet grabitje milliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet perseri qe te justifikoi dhe vazhdoje vjedhjet.
Korrupsioni ka vetem ngjyren e rilindjes sepse e kane rrembyer te gjithe pushtetin dhe cdo pergjegjesi bie vetem mbi ta.
SPAK turp qe nuk vepron keta po i pranojne vete qe kane baderdisur dynjane.