Nga shteti ligjor te korrupsioni/ Shqipëria e qeverisur nga Rama ulet me 4 vende, lë pas Kolumbinë

0
400
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tjetër rekord i zi është shënuar për Shqipërinë e qeverisur nga Rama, pasi ka humbur katër vende në rang global sa i takon sundimit të ligjit dhe korrupsionit.

Në një raport të publikuar nga ‘World Justice Project’ thuhet se në rang botëror, (Nga viti 2015 deri në 2020) Shqipëria renditet e 78 nga 128 vende sa i takon sundimit të ligjit (e 77 është Kolumbia), ndërsa në rajon është në vendin e 9 nga 14 shtete. Ndërkohë që pas Shqipërisë renditet Maroku, Peruja dhe vendet e Afrikës, ndersa Serbia, Maqedonia e Veriut apo dhe Bosnja janë të rankuara më sipas. Një surprizë për këtë raport është padyshim Kosova, e cila renditet në vendin e 54, e dyta në Rajon pas Gjeorgjia.

Sa i takon fuqisë së pushtetit, vendi ynë në rang global renditet i 96 nga 128 vende, dhe i 7-i në rajon nga 14. Në raportin e ‘World Justice Project’ nënvizohet fakti se korrupsioni mbetet një problem shqetësues për vendin tonë, ku renditemi të 100-t nga 128 shtete dhe të 11-t në rajon. Duke u ndalur tek një pikë tjetër, që lidhet me transparencën e qeverisë ndaj qytetarëve, vendi ynë rankohet i 77-i nga 128 shtete në glob dhe i 10-i në rajon.

Ndërkohë, sa i takon të drejtave të qytetarëve, Shqipëria renditet në vendin e 54 nga 128 shtete dhe në rajon e 5-a. Në raport flitet edhe për rendin dhe sigurinë, ku Shqipëria renditet e 36-ta nga 128 shtetet në rang global dhe e 7 në rajon. Mes të tjerash raporti thekson se vendi ynë është i r 98-i sa i takon zbatimit të rregullave në rang global dhe i 11-i në rajon .

Zjarr Tv Ad