VIDEO/ “S’jam shitës kapelesh”! Si u zverdh Rama tek Babaramo për tenderin e Uniformave: Thashetheme, s’kam unë punë (Dje e drodhi për abuzimet me tenderat)

0
917
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshe nga sa u shfaq dje, tejet i gatshëm për të denoncuar në SPAK çdo indicie për abuzim, kur u pyet sesi kishte mundësi që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin realizuar një tender ku vetëm një kapele polici kushton 350 euro, Rama e humbi toruan.

Nëse dje dëgjuam një kryeministër të shqetësuar për abuzimet me tenderat në bashkitë që drejtohen prej vartësve të tij, disa javë më parë, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për tenderin e uniformave dhe abuzimet e denoncuara nuk ishte i njëjtë. Dosja.al risjell një nga debatet më të komentuara, që ndodhi 6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kur kryeministri ishte i ftuar në studion e gazetarit Ilir Babaramo.

Ndryshe nga sa u shfaq dje, tejet i gatshëm për të denoncuar në SPAK çdo indicie për abuzim, kur u pyet sesi kishte mundësi që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin realizuar një tender ku vetëm një kapele polici kushton 350 euro, Rama e humbi toruan.

Në video mund të shihni tonalitetin e zërit që ngrihet teksa i shpjegon gazetarit se ai nuk shet kapele dhe se nuk ka asnjë punë që e lidh me këtë tender, akuzat për të cilin i quajti “thashetheme dynjaje”. Këto “thashetheme” sot janë provuar si të të vërteta, së paku nga SPAK, që deklaron se 9 zyrtarë i dhanë 280 milionë lekë të reja, një kompanie gërmimi që s’ka lidhje me rrobaqepësinë dhe se uniformat që iu dorëzuan policëve janë jashtë çdo lloj standarti.

DEBATI ME BABARAMON  PËR UNIFORMAT:

Edi Rama: Të lutem shumë se unë s’kam ardhur këtu për kapelen e policëve

Ilir Babaramo: Po flasim për fonde publike, për 24 milionë euro

Edi Rama: Do të them mirupafshim të dashur teleshikues, ta bëj unë rolin tënd dhe të largohem

Ilir Babaramo: Ok, vazhdojmë më tej.

Edi Rama: Jo i dashur, s’kemi si vazhdojmë ne më tej, unë jam kryeministër i Shqipërisë, s’jam këtu për muhabet dhe thashetheme.Të lutem shumë, s’kam ardhur tëkomentoj thashethemet e dynjasë, më bëj pyetje të të jap përgjigje.

Ilir Babaramo: Pse s’janë pyetje këto?

Edi Rama: Po ça pyetje është kjo, kapelja e policit kushton kaq, ça lidhje kam unë, ku hyj unë këtu mor zotëri? Unë jam kryeministër i Shqipërisë, të dielën shqiptarët do të votojnë…Di gjë ti se unë bëj kapele policësh, di gjë ti se unë mbaj kapele policësh? Ku hyj unë këtu? Po flet me shitësin e kapelerisë? Apo po flet me prodhuesin e kapeleve? Se kjo që po bëjmë ne falë teje, kjo është skena e një teatri absurd ku bëhet parodi për gazetarin që merr në intervistë kryeministrin.

Ilir Babaramo: Nejse, e tejkalojmë këtë, ka një shembull. Por ju si piktor psh, a ndiheni mirë për logon e operas.

*Rama mbyll gojën dhe s’pranon më të përgjigjet. Përshëndet shikuesit me duar dhe largohet nga studioja.// Dosja.al

Zjarr Tv Ad