Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh.
Bëhet me dije se një mjet tip “Honday” me drejtues shtetasin Maks Hebeja, 46 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se në mjet kanë qenë 4 anëtarë të një familje që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.