Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen e SPAK për tenderin për blerjen e uniformave të Policisë, me vlerë 2.8 miliardë lekë të reja.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendhsme, teksa bëhet me dije se hetimi vijon edhe për disa zyrtarë të tjerë apo ish zyrtarë.
Kryetari i Komisionit të Hetimeve ka qenë kundër këtij tenderi, pasi edhe nuk ka pranuar që ta firmosë, raporton news24.
Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.
Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.
Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.
Kujtojmë që në operacionin e SPAK ditën e djeshme në Ministrinë e Brendshe për uniformat e Policisë së Shtetit janë arrestuar 9 persona.
Të arrestuarit, janë:
1 – Edlira Naqellari – Arrest në burg
2- Kreshnik Bejkaj – Arrest në burg
3- Ani Omuri – Arrest në burg
4- Klevis Hasani – Arrest në burg
5- Anisa Bogdani – Arrest në shtëpi
6- Flutura Çekrezi – Arrest në burg
7- Fatmir Demneri – Arrest në burg
8- Gëzim Mingaj – Arrest në burg
9- Mariglen Buzali – Arrest në burg
Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.