Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin kinez të Suzhou, ku si pasojë e shembjes së një pjese të hotelit, kanë humbur jetën 8 persona.
Sipas mediave të huaja, 9 persona janë zhdukur, ekipet e kërkim shpëtimit, po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur trupat e zhdukur.
Shembja e një pjese të hotelit “Siji Kaiyuan”, në qytetin bregdetar ndodhi të hënën pasdite. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, dërgoi më tej një ekip për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Shkaku i shembjes mbetet ende nën hetim.
“Siji Kaiyuan”, është një hotel që e ka nisur aktivitetin në 2018. Pjesa që u shemb ishte tre kate ndërsa në total hoteli kishte 54 dhoma.