Evis Kushi: Shkollat do të nisin dy javë më herët se data zyrtare…

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka  konfimuar Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online.

Gjithashtu, Ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave apo specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi.

Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona.

Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”,  u shpreh Ministrja Kushi.

Zjarr Tv Ad