Dhuna e Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë, reagon Meta: Këto akte meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidetni i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një video të bërë virale në rrjet, ku punonjësit e Policisë Bashkiake në Tiranë, keqtrajtojnë një shitëse ambulante të moshuar duke i hedhur në rrugë perimet që kishte për shitje. Meta përmes një postimi në facebook thekson se këto sjellje arbitrare janë bërë të shpeshta në rrugët e kryeqytetit.

Ndaj ai i bën apel Policisë Bashkiake që të respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut që i garanton Kushtetuta çdo qytetari dhe të mos sillet në mënyrë joprifesionale.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!”, shkruan Meta.

 

Zjarr Tv Ad