“Po hetohen 20 punonjës policie për mbjellje kanabisi”, SHÇBA përgënjeshtron lajmin: Elbasani konsiderohet me risk të ulët për kultivimin e narkotikëve

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot pasdreke nga burime për mediat u bë me dije se SHÇBA ka vënë nën hetim 20 punonjës policie në Elbasan, pasi ka indicie se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Mirëpo ky lajm është përgënjeshtruar nga institucioni i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, duke thënë se informacioni është i pavërtetë.

Në njoftim thuhet se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i SHÇBA

Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë.

Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun.

Zjarr Tv Ad