Ka përfunduar në PD, mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor.
Komisioni për Statutin në PD, miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha, për disa ndryshime në statutin e PD, që synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm.
Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati për rreth 2 orë, komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit, dhe të miratojë propozimet e kreut të PD për ndryshimet në statutin e partisë.
Në 11 propozimet e kryetarit Basha, për ndryshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zënë vend edhe drejtues të disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së.
Një tjetër propozim i Lulzim Bashës, është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.
Kryedemokrati propozon gjithashtu, organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Ndër të tjera, Basha kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.
© SYRI.net