Rezarta Shkurta publikon fotot e para si nuse me dedikimin e ndjerë: Më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty…

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, Rezarta Shkurta, ka organizuar martesën me Ermal Hoxhen pas 17 vitesh bashkë.

Ajo zgjodhi të bënte një ceremoni të vogël pranë njerëzve të zemrës në një anije në Vlorë. Pak më parë, Rezarta ka publikuar foton e parë e veshur me fustan nuserie dhe përbri fotove me Ermalin bën një dedikim prekës për të.

Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi sëbashku, sepse mua më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë ti dua…Të dua dhe kur më nevrikos…Edhe ankohesh për vonesat e mia…Të dua për babin që je me princeshën e shtëpisë tonë”,-shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad