Gazetari Klodian Tomorri, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka ironizuar ngjarjet më të fundit që po ndodhin në vendin tonë, ku fatkeqësisht kanë qenë të shumta. “Pasi te perfundoje kjo revolta e madhe per cmimet e shezlloneve, kafes dhe pilafit tek disa hotele ne Jug, une them se duhet te nise nje revolte tjeter.
Duhet te protestohet ashper pse Ferrari e shet nje makine 300 mije euro, pse Louis Vuttoni e shet kostumin 10 mije euro etj etj”, shkruan Tomorri.
Postimi:
“Pasi te perfundoje kjo revolta e madhe per cmimet e shezlloneve, kafes dhe pilafit tek disa hotele ne Jug, une them se duhet te nise nje revolte tjeter.
Duhet te protestohet ashper pse Ferrari e shet nje makine 300 mije euro, pse Louis Vuttoni e shet kostumin 10 mije euro etj etj. Madje ketu duhet te goditet edhe Range Roveri, qe nuk i shet fuoristradat me 2 mije euro psh. Si guxojne keta te vene keto cmime pa u konsultuar me pare me pjesen cmimgjykuese te popullit shqiptar? Ca jane keta te babezitur keshtu qe e vene cmimin e makines kaq pa marre leje ketej me pare?
Tani si ta kuptoje populli, qe perfituesi me i madh i cmimeve te larta eshte pikerisht populli. Shpenzimet e te pasurve per salltanete jane menyra me e mire e rishperndarjes. Ato kuponat e Jugut qe nxjerrin neper portale duhen pare vetem nese jane te rregullta nga ana fiskale. Nese nuk jane duhen denoncuar tek tatimet. Por nese jane, ato hotelet qe kane keto cmime duhen pergezuar dhe u duhet thene faleminderit se po fitojne para per te gjithe ne. Perfshire ata qe u nxjerrin kuponat neper rrjet”.