Nga Myslim Murrizi
Qenkan “habitur” shumë disa media që në projektin prej 2 miliard euro të qeverisë Rama për portit të Durrësit paska futur “pak” duart edhe familjarë të Bashës. Kam nga shkurti i viti 2019 që deklaroj me fakte dhe emra në Kuvend e në çdo media që këta janë bashkë. Këta vjedhin bashkë, punojnë bashkë, tallen me Shqiptarët bashkë i mashtrojnë Qytetarët bashkë, i dhunojnë bashkë, i urrejnë i përbuzin i përçmojne bashkë, i vjedhin taksat e tyre bashkë. I vetmi ndryshim është në 30 ditët e fushatës çdo 4 vjet që bëjnë sikur këta nuk janë bashkë dhe Qytetarët harrojnë çfarë ndodhi 4 vjet e mashtrohen nga loja e tyre për 30 ditë.
Aaa se desh harrova!
Ndryshojnë edhe pak te çmimi që ofrojnë për votën.
Ai që është në qeveri ka pak dorën më të lartë se ai që është në opozitë.
Por edhe kjo është pjesë e marrëveshjes.
Po të hetohen tenderat e 20 viteve të fundit të 6 qeverive Nano 1, Nano 2, Berisha 1, Berisha 2, Rama 1, Rama 2 do të shohin qartë Shqiptarët që këta jo vetëm që janë bashkë por nuk janë ndarë kurrë nga viti 1945 veçse kanë ndryshuar emrat.
Këta janë pjese e së njëjtës TUFË, por e ndarë ne dy grupe grabitqarësh. Dhe do tallen me Shqiptarët dhe do t’i vjedhin Shqiptarët sa kohë që ky POPULL do tu shkojë nga pas për një thes miell, për një vend pune apo për pesë lekë të qelbura që ju blejnë votën një herë në 4 vjet. Me 3 min vd duket qartë i gjithë “teatri” i pështirë i “luftës” se tyre që kur vjen puna për miliona e miliarda euro, ulerijnë që na jep llokmën që na takon se kështu kemi bërë prej 30 vitesh në këtë mender demokraci por që në fakt është hajduto-kraci dhe palaço-kraci.