Skandali me mbetjet në Durrës dhe Kavajë/ Erion Braçe firmos vendimin: Të merren masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjes së problematikës…

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

VENDIM Nr. 438, datë 15.7.2021 PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE NË BASHKITË E QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të ligjit  nr.10431, datë  9.7.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, ë ndryshuar; të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar; të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,të  ndryshuar;  të  shkronjës “b”, të  pikës 1,  të  nenit 28, të ligjit nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonominë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme   për   gjetjen e zgjidhjeve   për menaxhimin/trajtimin  e  mbetjeve  urbane  në  këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.
  2. Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira  financiare  për  trajtimin  e  mbetjeve urbane,  në  përputhje  me  standardet  e  menaxhimit të  integruar  të  mbetjeve, nëse  efektet  financiare  të zgjidhjes  janë  të  pamjaftueshme  për  t’u  përballuar nga   buxheti i bashkisë   përkatëse   të   qarkut të Durrësit,  bashkia  i  drejtohet  ministrisë  përgjegjëse për  financat, me  qëllim  mbulimin e  diferencës  së efekteve financiare të kërkuara.
  3. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij  akti  i  propozojnë  Këshillit  të Ministrave  miratimin  e  mbështetjes  financiare  për bashkitë  e  përfshira  në  qarkun  e Durrësit,  në përputhje me instrumentet e parashikuara   në legjislacionin në fuqi.
  4. Ngarkohen Ministria e   Financave   dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e qarkut të  Durrësit, këshilli  i  qarkut përkatës dhe Prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR, Erion Braçe!

 

Zjarr Tv Ad