Bluzat e bardha sërish në protestë/ Kërkohen paga 1500 euro, mjekët: Largimet, shkak pakënaqësia

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar mjekët se do të ngrejë një rrjet denoncimi të korrupsionit në shëndetësi, mjekët kanë protestuar sërish sot duke kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje pagash.

Në krah të mjekëve të QSUT-së sot kanë dalë edhe mjekët e diasporës duke kërkuar nga qeveria trajtim më dinjitoz.

Mjekët e diasporës nga Qëndra Spitalore Universitare Nene Tereza  kanë kërkuar rritjen e pagës së mjekut në nivelin 1500 euro.

Për t’i dhënë fund korrupsionit në bluzat e bardha dhe largimit të tyre masiv në vendet që premtojnë paga më të mira, është sugjeruar rritja e pagës.

Të regjistruar deri më tani në Federatën e Mjekëve të Diasporës janë rreth 3000 subjekte, ku shumica janë nga Shqipëria ndërkohë në vendin tonë punojnë rreth 1500 mjek specialist.

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë i ka dërguar kërkesë për rritje të pagës së mjekëve në nivelet e Rajonit, Komisionit Europian.

Pak ditë më parë  mjekët u ngritën në protestë në spitalin e Traumës pas arrestimit të dy kolegëve pasi ishin përmendur gjatë një telefonate se kishin marrë rryshfet në këmbim të parave.

 

Zjarr Tv Ad