Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar arrestimin e ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila u kap në përgjime duke marrë lekë, celular dhe një arkë me peshk për të future në punë një person tjetër.
Ai akuzon SPAK-un se ka vepruar me dy standard, pasi në rast se do të ishin kapur mjekët duke marrë rryshfet, ata nuk do të ishin lënë në “arrest shtëpie” siç u la ish-zv.ministrja.
Por Murrizi është revoltuar me mënyrën se si një funksionare e lartë abuzon me pushtetin, duke marrë rryshfet edhe një arkë me peshk, teksa thotë se personat që na qeverisin janë aq të pangopur sa që edhe m** po t’u japësh, nuk do të thonin kurrë jo.
Postimi i plotë:
SPAKU sipas aleateve qe e ideuan dhe financuan reformen ne drejtesi ne fakt u ngrit per te kapur peshqit e medhenj
Kush e kishte menduar qe do arrestomte peshq jasht standartit, per nje arke peshk ryshfet
Po mire qe paskeni kohe dhe burime njerezore per te pergjuar “ sardele” qe nuk kane lidhje as me qytetaret me te keputur qe marin edhe arken e peshkut qyl, po pse dy standarte per te njenjtin fenomen?????
Po neqoftese mjeket e arrestuar per ryshfet do kishin mare nje arke peshk, nje iphone dhe nje zarf pa numeruar ne çante, a do ishin arrest shtepie????
Apo duhet te dilnin ne pergjime qe kalova lumin te q kalin ose u keputen ne b keta familjaret ose duhet te mernin nje arke me peshq te qelbur nga koka siç thote i “ndershmi” i politikes Shqiptare
Kur shoh qe nje funksionare e larte e pushtetit pranon si ryshfet edhe nje arke peshk, sinqerisht mendoj qe kaq te pa ngopur e te babezitur jane keta mostra qe qeverisin Shqiptaret saqe edhe m… po tu japesh, nuk thone kurre jo
Nuk e di se sa vlere ka morali dhe dinjiteti per kete lloj kategorie qeniesh njerezore!!!!