Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
103 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Gjermani. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e viktimave.
Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale, është e ndërlikuar.
Shumë rrugë e vendbanime janë përmbytur dhe nga pamjet e publikuara në rrjet, shihet se një gropë gjigande është hapur në Erftstadt-Blessemm.
Edhe Belgjika ka raportuar të paktën 12 të vdekur, pas motit ekstrem që ka goditur vendin. Probleme raportohen dhe në Holandë e Luksenburg.