Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e djeshme me homologen e saj në Maqedoninë e Veriut, Marie Byrnes, ku së bashku kanë vizituar Këndin Amerikan në Strugë.
Ambasadoret patën mundësinë të bashkëbisedojnë me udhëheqës rinorë dhe të vlerësojnë partneritetin e Këndeve Amerikane me organizatat vendore dhe punën e tyre të jashtëzakonshme në njohjen e qytetarëve me kulturën amerikane.
“Ambasadorja Kim iu bashkua Ambasadores Amerikane në Maqedoninë e Veriut Marie Byrnes dje, për një vizitë në Këndin Amerikan në Strugë ku u takuan me të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni. Ambasadoret patën mundësinë të bashkëbisedojnë me udhëheqës rinorë dhe të vlerësojnë partneritetin e Këndeve Amerikane me organizatat vendore dhe punën e tyre të jashtëzakonshme në njohjen e qytetarëve me kulturën amerikane”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.