“Shpërdorim detyre”, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Dibër (EMRI)

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermal Xhaka ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i tij u bë në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan  penalisht  3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan  penalisht  3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Zjarr Tv Ad