Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
162 qytetarë të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata rinore ”guxo”, kanë paditur në SPAK Partinë Socialiste, për çështjen e patronazhistëve.
Ata pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve, është bërë në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që depozitimi i padisë do të bëhet sot pas mesdite në SPAK.
Çështja e patronazhistëve, u zbulua nga mediat përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, si dhe preferencat e tyre partiake.
SPAK nisi një hetim paraprak për këtë çështje, ku u kërkua sekuestrimi i serverave të lapsi.al, dhe u morën në pyetje gazetarët, por dosja nuk u trajtua asnjëherë si krim zgjedhor.