Operatorët turistikë në zonën e Shëngjinit, kanë zhvilluar ditën e sotme një proteste, në lidhje me ndalimin e muzikës dhe orën policore, që kushtëzon aktivitetin e biznesit të tyre.
Administratorët e bizneseve kërkojnë nga qeveria, shtyrjen e orës policore dhe lejimin e muzikës deri në orën 02:00, pasi sipas tyre fasha orare aktuale po i dëmton rëndë të ardhurat dhe ka bërë që Shëngjini të kthehet në një zonë të vdekur gjatë darkës.
“Nuk e di ça do bohet, por është e vetmja herë që bizneset dalin në protestë për orarin. Në çdo vend bregdetar duhet të lejohet muzika deri në orën 2 të mëngjesit.
Më 10 të darkës kanë dal prej dushit plazhistët dhe bëhen gati për jetën e natës.
Këtu do bëhet vetëm me pleq, do dalin njerëzit në 8 të mëngjesit dhe s’do dalin më në darkë.
Përshkallëzimi nuk dihet si mund të shkojë, mund të mblidhen dhe 6 mijë veta këtu”, tha një prej operatorëve për kamerën e Faxnews.