Ironia e Ylli Manjanit: Të dielave do kthehet aksioni për pastrim territori, pushteti lokal monist nuk ka mundësi t’i pastrojë plehrat për mbledhjen e të cilave paguajmë!!! Duket se po pastrojnë andej nga SPAK. Aty i ka caktuar Partia…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar duke shkruar; “Të dielave do kthehet aksioni për pastrim territori. Të gjithë duhet të dalin në aksion për të pastruar lagjen. Nën shembullin pozitiv që Ai demonstroi në Vlorë duke pastruar plehrat (e hedhura nga garda).

Postimi i plotë:

Të dielave do kthehet aksioni për pastrim territori. Të gjithë duhet të dalin në aksion për të pastruar lagjen. Nën shembullin pozitiv që Ai demonstroi në Vlorë duke pastruar plehrat (e hedhura nga garda).

Njerëzit duhet të pastroinë plehrat që hedhin vetë! Nuk mund t’i pastrojë Ai plehrat tona…

As pushteti lokal monist nuk ka mundësi t’i pastrojë plehrat për mbledhjen e të cilave paguajmë!!! Duket se po pastrojnë andej nga SPAK. Aty i ka caktuar partia…

Kështu që të gjithë në aksion për pastrimin e territorit! Populli i Durrësit dhe Kavajës duhet të sigurojë edhe transportin vullnetar të plehrave drejt landfield të Tiranës…

Patronazhistët do marrin mungesat.

Mandati i tretë është i vërtetë…”.

 

 

Zjarr Tv Ad