Përplasja në distancë mes biznesmenëve vlonjatë dhe Edi Ramës, hyn në lojë dhe Dritan Leli, shkon të takojë…

0
406
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryebashkiaku Dritan Leli, ka takuar përfaqësuesit e biznesit vlonjat, që gjatë ditës së sotme, kanë protestuar duke mbajtur të mbyllur lokalet e tyre, pasi kundërshtojnë ndalimin e muzikës në orën 22:00 të mbrëmjes.

Pak më pare, ishte Kryeiministri Edi Rama, ai që nëpërmjet një shkrimi në Twitter hodhi poshtë kërkesën e bizneseve, ndërsa nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Dritan Leli, ka shkuar të takojë bizneset, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kërkesat që kanë bizneset në Vlorë, i drejtohen qeverisjes qëndrore, e megjithatë Leli ka zgjedhur t’i takojë ata në mënyrë për të gjetur një zgjidhje, që i shërben dhe jetës turistike e ekonomike të qytetit.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e biznesit, Leli ka thënë se muzika sipas tij dhe e ekspertëve që ndikon në përhapjen e Covid, pasi njerëzit mund të jenë më të shkujdesur, sa i takon respektimit të distancave.

Leli kërkoi nga biznesmenët vlonjatë, që të mos hedhin baltë për qytetin, ndërsa tha se falë investimeve, të gjithë hotelet në Vlorë janë të prenotuara.

Zjarr Tv Ad