U la jashtë Kuvendit të PD/ Arben Ristani reagon ashpër ndaj Lulzim Bashës: Është një aristokratuc, kopje e Edi Ramës, e ka kthyer Partinë në ndërmarrje private…

0
286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ristani thotë se; Lulzim Basha po kthehet në një autokrat në PD. Sipas tij, ai po bëhet kopje e Edi Ramës. Duke folur pas Kuvendit Kombëtar të PD që u mbajt në 17 korrik, ku ai mbeti jashtë emrave fitues, Ristani u shpreh se ai Kuvend duhet harruar sa më shpejt.

“Lulzim Basha po kthehet në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.

Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ka kryer, kemi një mosmbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet Partia në të ardhmen”, tha Ristani për Fax News.

I pyetur për zërat se kunati i Bashës është përfshirë në prjektin e Portit të Durrësit, demokrati Arben Ristani tha se mes kreut të PD dhe Edi Ramës, ka bahskëpunim ekonomik.

“Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmërua nga një deputete e rëndësishme e Bashës. E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit, do ishte e përbashkët.

Një gjë është e qartë: Bashkëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim”.

Zjarr Tv Ad