Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për mjekun popullor Frederik Frrokaj, i cili u akuzua për veprën penale “Mashtrim”, pas pretendimeve se kishte në dorë ilaçin për të shëruar Covid-19.
Frrokaj pretendonte se kishte gjetur kurën për trajtimin e Covid-19, ndërsa ilaçin e palicensuar e reklamonte në Facebook. Ai shiste një flakon të preparatit për 20 mijë lekë të reja. 57 vjeçari nuk rezultonte i regjistruar në Databazën e Urdhërit të Mjekut.
Ai u arrestua më 14 korrrik të vitit të kaluar bashkë me nipin e tij, pasi u shisnin ilaçe qytetarëve me pretendimin se shëronin COVID-19 dhe tashmë rrezikon burgun për veprën penale të “Mashtrimit”.