Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mesazhin e faljes së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, këtë herë ia kushtoi me fokus të veçantë familjes.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, tha se familja është vetëm ajo e ngritur nga martesa mes një burri dhe gruaje dhe çdo nismë tjetër, është goditje e familjes së shëndoshë.
Tërnava shtoi se shoqëria kosovare, është dëshmuar për tolerancë, por karshi nismave të reja sipas tij nuk duhet treguar indiferent.
Derisa qytetarët u falënderuan dhe u lutën për të ardhmen e shoqërisë.
Në këtë ditë feste, të gjithë qytetarëve u është bërë thirrje për respektim të masave anti covid, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.