Qytetarët indinjohen për borxhin e Becchetit: Rama mashtroi shqiptarët…

0
429
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët janë irrituar pas deklaratës së Ministrës së Financave Anila Denaj, se Shqipëria do t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim, Francesko Beketit.

Për Syri Tv, qytetarët shprehen se kjo është kosto për xhepat e tyre.

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për t’i paguar biznesmenit italianit Francesko Beketi 110 milion euro dëmshpërblim, Syri Tv ka marrë opinionet e qytetarëve se si shihet kjo çështje prej tyre. Të irrituar me gënjeshtrat e Kryeministrit, i cili u kishte premtuar para zgjedhjeve të 25 prillit, se nuk do t’i paguante Beketit asnjë qindarkë, ata shprehen se kjo kosto shkon ne xhepat e tyre.

Të indinjuar theksojnë se taksat e tyre shkojnë për të shlyer gabimet e qeverisë dhe jo për të marrë shërbimet. Qytetarët  shprehen se kryeministri e përdori këtë strategji, për të fituar zgjedhjet dhe tashmë, janë ata të cilët do paguajnë teksa mezi përballojnë shpenzimet e përditshme. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as qytetarët të cilët shprehen se nuk e kanë problem të shlyejnë borxhin qeveritar, pasi kanë besim të verbër te kryeministri Rama.

Gjyqet e arbitrazhit i kanë shkaktuar një dëm miliona euro buxhetit te shtetit

 

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad