Emigranti nga Zvicra me “Lamborghini”-n e marrë me qira ndalohet sërish nga policia…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës. Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra, ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40-vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mosbindjen ndaj policisë./Express

Zjarr Tv Ad