Familja po e priste për pushime, shqiptari gjendet i pajetë poshtë shtëpisë në Itali (DETAJE-EMRI)

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 38-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në Ferrara, Itali. Mikel Gjini, babai i dy fëmijëve, punonte si murator dhe prej vitesh jetonte në Itali.

Mediet lokale raportojnë se Gjini u gjet pa shenja jete, i shtrirë në rrugë pak para shtëpisë së tij. Ai u gjet nga kalimtarët të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Fillimisht u raportua se 38-vjeçari mund të kishte rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së tij, ose nga përplasja e ndonjë makine, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti motra dhe kushëriti me të cilin punonte, të cilët thanë se ai po shkonte në shtëpi për të bërë gati valixhet, pasi do të vinte në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.

Zjarr Tv Ad