Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj lajmëroi një ditë më parë se së shpejti në kryeqytet do të nisë punën linja e gjelbër dhe flota e parë të autobusëve hibrid/elektrik. Padyshim ky është një hap pozitiv në kuadër të mbrojtjes së shëndettit të qytetarëve dhe minimizimin e përdorimit të diezelit në qendrat urbane.
Por problemi në këtë mes qëndron me angazhimin e kryebashkiakut të Tiranës. Kështu sic e shihni edhe më poshtë nga fotot e shkëputura nga mediat të sjella në rrjetet sociale nga aktivisti i “organiztës Politike” Kristjan Zoto vërejmë se Veliaj premtimin e parë për flotën e linjës së gjelbër e ka dhënë që në vitin 2017, pra 4 vite më parë. E me rradhë ky premtim është risjellë nga Veliaj në vitin 2018, vitin 2019 e kështu me radhë.
Me sa duket Veliaj ka dashur të thyejë të gjihta rekordet e politikanëve për premtim-mashtrimet, pasi sic dihet askush nuk është ëngjëll e të gjithë e kanë kaluar këtë ‘sprovë’/. Por sic shihet Veliaj ka thyer çdo rekord me çështjen ë autobuzëve elektrikë dhe mund të konkurojë pa asnjë dyshim për çmimin ‘guinness’ sa i përket mashtrimeve në fushën e politikës./standard