Vetëm 1 kg larg medaljes olimpike në Tokio 2020, Presidenti Meta vlerëson Briken Çalen

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës e ka quajtur një përfaqësim dinjitoz atë të Briken Ccales në Tokio 2020, të cilin e ndau nga medalja vetëm 1kg.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!“, shkruan Meta.

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është renditur vetëm i katërti në lojërat olimpike Tokio 2020. Briken Calja ngriti 190 kg në stilin e shtytjes, duke u renditur i katërti në dygarësh.

Vetëm një kilogram e ka ndarë Caljen nga medalja në këtë kompeticion, medalje që u mor nga peshëngritësi nga Indonezia, Erwin Abdullah, që garoi në baterinë B (342kg).

Ndërsa medalja e artë u fitua nga kinezi Zhiyong Shi (364kg në total, rekord olimpik e botëror) dhe ajo e argjendtë nga venezueliani Ruben Pernia Mayora (346kg në total).

Zjarr Tv Ad