Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 27-vjeçar shqiptar u dënua me dy vite burg nga një gjykatë në Angli, pasi u kap në 6 qershor duke kultivuar kanabis në një banesë.
I riu Gani Muça jetonte në një shtëpi 3-katëshe, ndërsa dhomat e banesës ishin të mbushura me bimë kanabisi.
27-vjeçari u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.
Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e drogës.
I riu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 71 mijë paund.