Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me publikimin e raportit final të OSBE, për Zgjedhjet e 25 Prillit.
Postimi i Manjanit:
“Di të them se me një raport post zgjedhor si ky i kësaj radhe;
me zgjedhje të deformuara keq dhe shumë keq;
me raporte të përhershme negative të DASH;
me dështimin më të rëndë të mundshëm në rrugën drejt Europës;
me një qeveri të super konsumuar e zhytur në skandale, drogëe e korrupsion;
me njerëz ende në rrugë nga tërmeti;
me kaq të vdekur nga COVIDi,
Edi Rama në opozitë do ishte sot në rrugë. Do kishte ngritur çadra grevash gjithandej. Do digjte goma e mbushte rrugët me plehra. As që bëhej fjalë të pranonte zgjedhjet! Le të thoshte ça të donte Ambasada Amerikane dhe Europiane bashkë me të. Ai do ti bënte këto reagime…. Sali Berisha në kushtet të tilla do bënte diçka të ngjashme, por jo aq sa do bënte Rama opozitar….”, ka shkruar Manjani.