Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, ja arsyeja…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Partisë Demokratike, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Bëhet me dije se Basha, është thirrur për të dëshmuar pasi ka paditur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Sipas informacioneve, seanca e sotme është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e “Shpifjes”, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 24 shtator. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë Gjykatës së Posaçme.

Basha shprehet se Veliaj, ka shpifur për akuzat se kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

Zjarr Tv Ad