Ylli Manjani shpërthen ndaj Ramës: Bën foto me Dua Lipën, më pas ulet përhrah Vuçiç/ Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri duhet të jenë të neveritur nga kjo sjellje antikombtare…

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, vizitoi shkupin për cështjen e Minishengenit Ballakanik, ku u shfaq në krah të kryeministrit Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Disa ditë më parë Rama, tentoi të bënte për vete Kosovarët, teksa postoi disa foto me kengëtaren e famshme nga Kosova Dua Lipa, gjatë vizitës të kësaj të fundit në vendin tonë. Pikërisht nga këto dy zhvillime ka shpërthyer përmes një statusi në Facebook edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili shkruan:

Normalja e do që qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në jenë krah njëra-tjetrës dhe jo përballë. Aq më pak kurriz në kurriz!!! S’ka pikë kuptimi të bësh foto me Dua e Dukagjin Lipën dhe 2 ditë më pas të ulesh në krah të serbit Vuçiç. Krah serbit e përballë shqiptarit Albin. Këtë të fundit madje edhe ta denigrosh…

Pikë, po pikë kuptimi s’ka! Nuk e di a është dakord familja Lipa me këtë sjellje të Ramës, por qartësisht shqiptarët në Shqipëri e Kosovë duhet të jenë të neveritur.

Ky teatër i shëmtuar antikomb duhet të ndalet disi.

Zjarr Tv Ad