Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të tretën herë seancën ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, për mungesë të avokatit.
Seanca e rradhës u zhvillua në 9 shtator, për shkak se gjatë mujit Gusht, gjykata merr edhe pushimet, dhe çështja e Llallës nuk është urgjente.
Gjykata ka caktuar edhe një avokat kryesisht, kjo për shkak të mungesës për të 3 herën të avokatit të zgjedhur të tij.
Në seancë e sotme, nuk ishin të pranishëm as Llalla dhe as avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që seancën e kaluar avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit u gjobit për mungesën pa arsye.
Ish-kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi t’i konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.
Gjatë mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pas dyshimeve për korrupsion.
Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish-prokuroria e krimeve të rënda. Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.
Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.