Marrëveshjet trepalëshe mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, flet Anastas Angjeli: Ndihmojnë në zgjerimin e marrëdhënieve mes vendeve tona dhe rrugëtimin e tyre evropian!

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku dhe ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, në një lidhje Skype me ‘Fax News’ ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjeve të djeshme në Shkup mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik që mbajti takimin e radhës ditën e djeshme.

Sipas Angjelit, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve kanë një rëndësi tepër të veçantë për vendin tonë, pasi ndihmon në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve përkatëse, duke krijuar kështu kushte më të mira për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Besoj që forume të tilla që përfundojnë edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve kanë një rëndësi të veçantë, por edhe një karakter të dyfishtë, nganjëherë ato ndihmojmë dhe mbështesin zgjerimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit rajonal dhe nga ana tjetër përgatisin kushte më të mira për vendet e rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka një rëndësi të veçantë, sepse po të shikosh llojet e marrëveshjeve që u nënshkruan, sikurse është ajo për shembull e çështjeve të fatkeqësive natyrore, apo ajo e eksport-importit të mallrave si dhe marrëveshja e tretë që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve, të tregtisë e të kapitaleve, gjithnjë dëshmohet më së miri se ato po bëjnë një akt të bashkëpunimit të nevojshëm dhe të zgjerimit të marrëdhënieve brenda vendeve të rajonit. Këto marrëveshje do ti japin një shtysë përmirësimit të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit tonë.”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij, z. Angjeli.

 

Zjarr Tv Ad