Bashkia Kukës, i dorëzon titullin ‘Mirënjohje Qyteti’, gjeneral Majorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Obaid Al Ketbi

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i ka dorëzuar sot titullin ‘Mirënjohje Qyteti’, gjeneralit Major të Emirateve të Bashkuara Arabe, Obaid Al Ketbi.

Ja çfarë shkruan Safet Gjici:

Shumë i Lumtur, që Bashkia Kukës, i ka dorëzuar sot titullin ‘Mirënjohje Qyteti’, gjeneralit Major Obaid Al Ketbi me motivacionin: ‘Për mbështetjen e jashtëzakonshme  dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve,pas luftës shkatërruese me Serbinë në 1999, e cila shkaktoi një shpërngulje masive të qindra mijëra refugjatëve të Kosovës në territorin shqiptar.’

Gjenerali ishte një nga iniciatorët kryesorë, negociues dhe lobues i aftë me përfaqësuesit e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Gjithashtu, si negociator i shkëlqyer, Gjenerali bëri të mundur implementimin e projektit për furnizimin me ujë të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të Lojmeve, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve të qytetit, rrugëve  të reja lidhëse me fshatrat Nangë-Gostil, ndërtimin e rrugës Eksod ’99.

Janë këto arsye, që në cilësinë e kryetarit të bashkisë Kukës,  kam mirëpritur kërkesën e Grupit të menaxhimit të Krizës kosovare të periudhës 1999, për t’i dhënë titullin ‘Mirënjohje  Qyteti’, shkëlqesisë së tij gjeneral major, Obaid Al Ketbi, Ish- Komandant i Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë 1999.

Zjarr Tv Ad