Kozma Dushi, ka lënë në harresë vuajtjet e shumë artistëve që janë futur në burg gjatë kohës së komunizmit. Në një intervistë për News24, nga koncerti ku u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës, duke reflektuar edhe raportin tonë të vështirë me të shkuarën, Dushi flet për kohë të arta, edhe pse shumë kolegë të tijët u arrestuan e internuan.
“Nuk ishin kohë të veshtira, ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert,”- shprehet Dushi.
Kur gazetarja Fatmira Nikolli, e vë përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut Dushi shton: Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tërshana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu.