Pamje të rënda/ Momenti kur i moshuari shpëtohet nga mbytja…

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrezikoi mbytjen në det, i shpëtohet jeta 73-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur tek plazhi “Hasan Tahsini” në qendër të Sarandës.

Me të marrë sinjalin për ndihmë, Sokol Alushaj i “Live Guard Albania”, u ndodh në çast dhe dha ndihmën e parë. Pas disa përpjekjeve, erdhi në jetë 73-vjecari Edmond Tufani nga Tirana, pushues me familjen e tij prej disa ditësh në Sarandë.

Persona të ndodhur në këtë ngjarje mundën të na dërgojnë foto nga momenti kur Sokol Alushaj, po jepte ndihmën për ta sjellë në jetë 73-vjeçarin dhe ia arriti.

Ndërkohë një telefonatë për rastin iu bë edhe numrit 127, urgjencës qëndrore, e cila si përgjigje matanë telefonit përcillte muzikë, pra nuk është treguar e gatshme për momentin, ndërsa erdhi në vendngjarje me vonesë, atëherë kur 73-vjeçari ishte sjellë në jetë.

Zjarr Tv Ad