Hajdutët vjedhin shtëpinë e shefit të SPAK Arben Krajës në Lalëz…

0
566
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatë shtëpi janë vjedhur në Gjirin e Lalzit, mes tyre dhe banesa e kret të SPAK, Arben Kraja. Sipas “Albanian Post”, grabitjet kanë ndodhur mbrëmë, teksa ende nuk bëhen me dije detaje lidhur me rastin.

Policia nuk e ka njoftuar zyrtarisht dhe gjithçka mbetet janë burimet për mediat. Ato bëjnë me dije se pas njoftimit në vendngjarje, kanë shkuar forca policie dhe grupe hetimore për të bërë të mundur verifikimin dhe zbardhjen e dinamikës.

Nuk dihet nëse bastisja e shtëpisë së kreut të SPAK, Arben Kraja, ka qenë e qëllimshme për shkak të detyrës, apo një rastësi.

Mësohet se një nga pronarët e shtëpisë, ka qenë në gjumë ndërkohë që i kanë vjedhur portofolin me gjithçka kishte brenda. Më pas kartat dhe dokumentet i janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe i janë marrë vetëm paratë. Vjedhjet kanë ndodhur pas orës 2 të mëngjesit.

Zjarr Tv Ad