Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka darkuar së bashku me Kryeministrin Edi Rama, në një lokal pranë portit të Himarës mbrëmjen e djeshme, bëjnë me dije burimet për Faxweb.al. Në të njëjtën ditë, Kim dhe Rama kanë nisur pushimet në Jug, ndërkohë që në axhendë padyshim që kishin rezervuar dhe një darkë me njëri- tjetrin, ku aktualiteti politik nuk ka sesi të mos jetë temë e ditës.
Asnjë prej të dyve nuk kanë preferuar që ta bëjnë publik takimin, ndërkohë që vetë ambasadorja dje ndante foto nga Vunoi, ku ishte ndalur që të pinte uzo me banorët e zonës. Ky fshat është pikërisht dhe vendi ku kryeministri Edi Rama është shprehur se do të donte që të kalonte pleqërinë e tij, në vendin e origjinës së një prej gjysheve.
Takimi mes Ramës dhe Kim, vjen pak ditë pasi kjo e fundit bëri një presion publik ndaj kreu të PD-së Lulzim Basha, të cilit i këkroi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Kim shkoi deri aty sa të deklaronte shprehimisht se ”një parti nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti”.
Vetë Basha është ”zhdukur” nga daljet publike pas takimit me Kim, me gjasa dhe ai është nisur me pushime, pasi shtatori që pothuajse ka trokitur e pret me zhvillime të vrullshme brenda dhe jashtë partisë.