I nxehti afrikan, mjetet e Bashkisë së Tiranës lajnë rrugët me ujë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisur nga temperaturat tepër të larta në vendin tonë, nga i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën, Bashkia e Tiranës ka marrë masa për larjen e rrugëve në kryeqytet me ujë.

Siç mund të shihni edhe nga fotot e mëposhtme, mjete të shumta të bashkisë kanë dalë në terren, në orët kur edhe temperaturat janë më të larta, për të bërë freskimin e tyre.

Ndërkaq, përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër, puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit ku, bazuar mbi një grafik pune të mirëpërcaktuar, punonjësit vijojnë larjen e rrugëve dhe pastrimin e koshave të plehrave në qytet.

 

Zjarr Tv Ad